Ndërlidhjet

Policia turke përleshet me protestuesit kurdë


Policia turke sot është përplasur me demonstruesit kurdë në 10 vjetorin e kapjes së liderit të separatistëve kurdë, Abdullah Ocalan.

Dhuna ka shpërthyer në juglindje të vendit, përfshirë qytetin më të madh Diyarbakir, ku rreth 1.500 njerëz i sfiduan paralajmërimet e policisë për t'u shpërndarë.

Të paktën 50 protestues janë arrestuar ndërsa janë lënduar më shumë se 20 vetë, përfshirë dhe oficerë të policisë.

Demonstratat e dhunshme të kurdëve janë të shpeshta në 15 shkurt, në përvjetorët e kapjes së Ocalan, themeluesit të Partisë Punëtore të Kurdistanit.
XS
SM
MD
LG