Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me bombë – 8 të vrarë


Nga dy sulme me bomba janë vrarë së paku 8 pelegrinë shiitë, që ktheheshin në Bagdad, nga një festival religjioz.

Nga këto sulme janë plagosur së paku 20 piligrinë të tjerë.

Viktimat ishin në mesin e mijëra shiitëve, që shënonin festivalin fetar, Arbain, në Qerbela, në jug të Bagdadit.

Afro 30 mijë policë dhe ushtarë ishin vendosur në terren për t'i parandaluar sulmet kundër masës së pelegrinëve.

Javën e kaluar nga sulmet me bomba janë vrarë 60 vetë, që ishin nisur për në Qerbela.
XS
SM
MD
LG