Ndërlidhjet

Thaçi përjashton çdo ndarje të Kosovës


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka përjashtuar kategorikisht çdo mundësi për ndarjen e Kosovës.

"Zgjidhja e bazuar në çelsin etnik nuk është kurrfarë rrugëdalje nga situata. Kosova do të jetë shtet në kuadër të kufijve ekzistues", i tha ai gazetës polake "Djenjik".

Kryeministri kosovar ka shfaqur shpresën se Serbia do të shohë kah e ardhmja, e jo kah e kaluara.

"Të gjitha vendet që duan të integrohen në BE duhet t'i respektojnë vlerat dhe normat evropiane. Ne këtë po e bëjmë", ka thënë Thaçi.

Kryeministri kosovar ka shtuar se "Kosova tash është e gatshme t'i marrë mbi vete të gjitha kompetencat e shtetit sovran dhe demokratik".
XS
SM
MD
LG