Ndërlidhjet

logo-print

Scheffer: Lufta afgane kërkon qasje rajonale


Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u takuan sot në Krakov të Polonisë për të rishqyrtuar strategjinë për Afganistanin, në kohën kur Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje për t'ia dalë në krye me kryengritjen e talebanëve.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer tha se militantët gjithashtu përpiqen ta destabilizojnë edhe Pakistanin, prandaj aleanca duhet të zbatojë një qasje më rajonale në konfliktin afgan.

"Na duhet një qasje rajonale sepse Afganistani nuk është një ujdhesë. Na duhen përpjekje më të mëdha civile të shoqëruara me më shumë efektivitet të operacioneve tona ushtarake, që të mos e çojmë kot kohën e çmuar dhe resurset", tha Scheffer.

Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates u kërkoi aleatëve trupa shtesë për të mundësuar sigurinë në zgjedhjet parlamentare në muajin gusht.

Me dislokimin e ushtarëve shtesë, trupat amerikane në Afganistan do të numërojnë rreth 55 mijë vetë. Forcat e vendeve të NATO-s janë rreth 30 mijë.
XS
SM
MD
LG