Ndërlidhjet

Pentagoni:S'ka stërvitje të fshehta në Pakistan


Pentagoni ka hedhur poshtë informacionet e disa medieve amerikane se mbi 70 këshilltarë dhe specialistë amerikanë janë angazhuar fshehurazi në Pakistan, ku po ndihmojnë ushtrinë në luftë kundër organizatës terroriste Al-Kaida dhe kundër kryengritësve talibanë në rajonet fisnore në perëndim të këtij vendi.
"Asgjë nuk bëhet në fshehtësi kur është fjala për programin e stërvitjes të cilin e realizojmë në Pakistan", ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Brajan Vitman , duke reaguar në artikullin e botuar në "New York Times.
Ai ka pohuar se në Pakistan janë angazhuar rreth 100 njerëz", duke theksuar se 30 prej tyre janë ngarkuar për stërvitjen e ushtarëve në kufi.
XS
SM
MD
LG