Ndërlidhjet

Të dërguarit amerikanë vizitojnë Sirinë


Dy të dërguar amerikanë vizitojnë sot Sirinë, në të parën vizitë të këtij niveli në më shumë se katër vjetë.

Siria është një aleat kyç i Iranit. Një nga të dërguarit amerikanë, Jeffrey Feltman tha se vizita vjen si rezultat i qëllimeve të presidentit Obama që "të mbajë të angazhuara të gjitha vendet e rajonit, përfshi Sirinë".

Uashingtoni largoi ambasadorin nga Siria katër vjetë më parë pas vrasjes së ish kryeministrit libanez Rafik Hariri. Siria ishte fajësuar për vrasjen e Haririt.
XS
SM
MD
LG