Ndërlidhjet

SHBA: Pastori vritet në kishën e tij


Një pastor në qytetin amerikan Maryville, në shtetin Illinois, është qëlluar për vdekje.

Gazeta lokale The St Louis Post-Dispatch njoftoi se vrasësi hyri të dielën në kishë dhe e ka qëlluar pastorin Fred Winters, i cili pastaj ka vdekur nga plagët në spital.

Gazeta thotë se sulmuesi, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ndodhet në paraburgim.

Policia ka thënë se ende nuk i di shkakun e sulmit.
XS
SM
MD
LG