Ndërlidhjet

“FMN: Vit i rëndë ekonomik”


Të përditshmet kosovare
Të përditshmet kosovare
LAJM
Fondi Monetar Ndërkombëtar është pozicionuar qartë kundër hapjes së bankës qeveritare, postë-bankës. Para pak kohësh, Qeveria e ngriti idenë që të themelojë një bankë që do të menaxhohej nga ajo, me kapitalin e PTK-së, pra një bankë gati qeveritare. Për këtë qëllim madje u formua edhe një këshill ndërministror, i cili përbëhet nga krerët e MEF-it, MTI-së dhe të MTPT-së. Por, kundërshtimi i FMN-së duket se ka zmbrapsur një pjesë të Qeverisë për të pasur një bankë të tillë. “Misioni i FMN-së ka rezerva serioze lidhur me planet e një pjese të Qeverisë për themelimin e bankës kuazi-qeveritare (post banka)”, thuhet në dokumentin e FMN-së, i njohur si “Aide Memoire”, të cilin e posedon edhe “Lajm”...

EPOKA E RE
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë për “Epokën e re”, e ka përshëndetur gatishmërinë e kryeministrit Hashim Thaçi dhe presidentit Fatmir Sejdiu për t’u takuar me krerët e institucioneve të Beogradit, por ka thënë se personalisht nuk preferon t’i ftojë liderët serbë për bisedime, para se ata ta njohin shtetin e Kosovës. “Shiko, gatishmëri së pari duhet të tregojë Beogradi. Nuk është që unë nuk jam i gatshëm për takim. Jam i gatshëm të bisedoj me palën serbe, por vetëm pasi ta ketë njohur shtetin e pavarur e sovran të Kosovës”, është shprehur Krasniqi. Ai ka treguar se Beogradi në vend që të kuptojë realitetin e ndodhur pas 17 shkurtit, po i vazhdon përpjekjet për ta destabilizuar Republikën e Kosovës në veri...

KOSOVA SOT
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, ka filluar në Prishtinë mbajtjen e një punëtorie për modernizimin e kurrikulit të teksteve të historisë. Harmonizimi i plan-programeve mësimore me trendët bashkëkohorë evropianë mbetet synim i përhershëm i MASHT-it, kurse ndihma e KE-së në këtë drejtim, por edhe në trajnimin e mësimdhënësve, është kontribut i çmueshëm dhe i mirëseardhur, u tha me këtë rast. Sipas asaj që dihet, Këshilli i Evropës synon të japë ndihmesë në reformimin e mësimdhënies së historisë në Kosovë, në pajtueshmëri me standardet e KE-së, me vëmendje të veçantë në mësimdhënien e historisë në shoqëri multikulturore. “Kosova duhet të ecë në hap me trendët bashkëkohorë dhe në përputhje me standardet e KE-së edhe në aspektin e zhvillimit të kurrikulit dhe në këtë aspekt do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme”, thanë përfaqësuese të Këshillit të Evropës. Por, a bën që Kosova të ketë kurrikul dhe tekste shkollore të historisë aq të zbehta për historinë e vet, ashtu siç rekomandojnë ndërkombëtarët?...

EPOKA E RE
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë për “Epokën e re”, e ka përshëndetur gatishmërinë e kryeministrit Hashim Thaçi dhe presidentit Fatmir Sejdiu për t’u takuar me krerët e institucioneve të Beogradit, por ka thënë se personalisht nuk preferon t’i ftojë liderët serbë për bisedime, para se ata ta njohin shtetin e Kosovës. “Shiko, gatishmëri së pari duhet të tregojë Beogradi. Nuk është që unë nuk jam i gatshëm për takim. Jam i gatshëm të bisedoj me palën serbe, por vetëm pasi ta ketë njohur shtetin e pavarur e sovran të Kosovës”, është shprehur Krasniqi. Ai ka treguar se Beogradi në vend që të kuptojë realitetin e ndodhur pas 17 shkurtit, po i vazhdon përpjekjet për ta destabilizuar Republikën e Kosovës në veri...

BOTA SOT
Raporti i monitorimit të Ligjit për Sanksionet Penale dhe Projektligjin për themelimin e Departamentit për Mjekësi Ligjore ka ngjallur debate të nxehta ndërmjet pozitës dhe opozitës, por edhe në radhët e deputetëve në koalicion. Raporti është kundërshtuar nga ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, e cila reagoi duke thënë se jo të gjitha vërejtjet e raportit duhen të adresoheshin në ministrinë që ajo drejton. Ajo sqaroi se ka shumë pak kompetenca. Sipas saj, Ministria e Drejtësisë nuk i ka të gjitha përgjegjësitë për moszbatim të ligjit. Bahri Hyseni, kryetar i Komisionit për Gjyqësi dhe Legjislacion, shprehu shqetësimet e Komisionit për moszbatimin e mirëfilltë të Ligjit për Sanksionet Penale në shtëpinë korrektuese dhe burgjet e Kosovës, duke konsideruar se moszbatimi i ligjit për sanksione penale shkakton shumë parregullsi në sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke kufizuar dhe shkelur kështu edhe të drejtat e të burgosurve...

EXPRESS
Në vitin 2009, Kosova do të rritet ekonomikisht vetëm 3.8 për qind. Kështu thuhet në Raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të përgatitur pas vizitës që një grup i ekspertëve të tij i bëri Kosovës më 11-17 shkurt. Projeksionet për rritjen ekonomike do të përcillen nga një shkallë e inflacionit vjetor 1.6 për qind. Me hyrjen në recesion të shumë vendeve të Evropës, sipas FMN-së, Kosova nuk mund të mbetet e paprekur nga kriza ekonomike. “Remitencat do të bien, fuqia blerëse do të zvogëlohet dhe plani për vitin 2009 do të preket pjesërisht nga ndikimi i recesionit në Evropë”, thuhet në raport. Deficiti tregtar, sipas FMN-së, parashihet të rritet në 27.8 për qind të bruto produktit të brendshëm, që do të vijë si rezultat i importeve të planifikuara për pajisje minerare dhe për investime publike. Remitancat në totalin e BPB-së thuhet se do të bien në 10.7 për qind apo në 433 milionë euro nga 533 milionë euro sa ishin vjet...

KOHA DITORE
Ndonëse krerët më të lartë të politikës në Beograd nuk e kanë ndalur turrin diplomatik për të lobuar kundër pavarësisë së Kosovës edhe në muajt e parë të këtij viti gjithandej nëpër botë në takime direkte dhe me krerë të shteteve të ndryshme, lidershipi i Kosovës do të vazhdojë logjikën e lobimit indirekt nëpërmjet angazhimit të miqve të Kosovës dhe sponsorëve të pavarësisë. Burime të “Kohës Ditore” kanë thënë se janë caktuar emisarë specialë nga SHBA-ja dhe BE-ja që të vazhdojnë lobimin pro njohjes së shtetit të ri, megjithëse nuk kanë dashur të përmendnin emrat, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Politika e lobimit me miq dhe partnerë është konfirmuar edhe nga vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, para pak ditësh në formimin e Këshillit ministror për integrime evropiane...

INFOPRESS
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, nuk e ka ende gati raportin e tij në lidhje me situatën në Kosovë, pas raportit të tij të fundit në muajin nëntor të vitit të kaluar... Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm, Brandon Varma, i ka thënë gazetës se është herët të flitet se çka konkretisht përmban ky raport dhe se çka mund të dalë nga mbledhja e KS të OKB-së, më 23 mars. “Raporti i Sekretarit për Kosovën ende nuk është gati. Dhe, nuk mund t’ju them se kur do të jetë i përfunduar. Gjithashtu s’mund të flas se çka mund dhe çka nuk mund të ketë në raport, derisa ende nuk është dokument final dhe publik”, ka thënë Varma. Por, zyrtarë ndërkombëtarë në Kosovë, në kushte anonimiteti, kanë thënë për gazetën se raporti do të flasë në lidhje me rikonfigurimin e UNMIK-ut, zhvillimet rreth gjashtë pikave, apo që tashmë po quhen teknike, si dhe për procesin e shtrirjes së EULEX-it...
XS
SM
MD
LG