Ndërlidhjet

Jiabao: Kina e shqetësuar për investimet në SHBA


Kryeministri Wen Jiabao tha se Kina për së afërti po e monitoron ekonominë amerikane dhe se është e shqetësuar për sigurinë e pasurive kineze në Shtetet e Bashkuara.

Ai i bëri ftesë Uashingtonit, që të udhëheqë politikë kredibile ekonomike, në mënyrë që vlera e fondeve dhe e pasurive kineze në Shtetet e Bashkuara të mos dëmtohet.

Mëtutje, duke folur në konferencën për gazetarë, në mbyllje të sesionit vjetor të Parlamentit Komunist të Kinës, kryeministri Wen u shpreh edhe për masat për tu ballafaquar me krizën financiare:

- Kina është përgatitur për një kohë të gjatë e të vështirë për tu ballafaquar me krizën financiare. Ne kemi përgatitur planet, që eventualisht të ballafaqohemi me vështirësi edhe më të mëdha, tha kryeministri kinez, Wen Jiabao.
XS
SM
MD
LG