Ndërlidhjet

Kinë: Përvjetori i kryengritjes - në heshtje


Trupat kineze sot kanë patrulluar në kryeqytetin e Tibetit, Lhasa, derisa përvjetori i kryengritjes vdekjeprurëse të vitit të kaluar në qytet, është shënuar, në masë të madhe, me heshtje.

Autoritetet kanë mbrojtur praninë e madhe të trupave duke thënë se ajo ishte e domosdoshme për ta goditur çfarëdo dhune separatiste.

Qeveria vazhdimisht i akuzon mbështetësit e liderit shpirtëror tibetian, Dalaj Lama, për nxitjen e dhunës.

Më 14 mars të vitit të kaluar, përkujtimet paqësore u shndërruan në kryengritje anti kineze, që u zgjerua edhe në pjesët e tjera të Kinës perëndimore, të banuara me popullatë tibetiane.
XS
SM
MD
LG