Ndërlidhjet

logo-print

G-20: Të merren "aksione të domosdoshme"


Ministrat e financave të vendeve me ekonomi më të zhvilluar në botë, kanë premtuar që të bëjnë "përpjekje të pandërprera" për ta ripërtrirë rritjen në ballafaqim me krizën aktuale.

Ky përkushtim u bë në deklaratën përfundimtare të samitit G-20, i cili u mbajt në Horsham afër Londrës.

Ministri i financave i Britanisë, Alistair Darling, tha se do të ndërmerren "aksione të domosdoshme" për ripërtritjen e rritjes ekonomike.

- Ne të gjithë jemi të gatshëm që të bëjmë çdo gjë të domosdoshme. Kjo do të varet prej vendeve dhe është vlerësim se këto masa do të ndërmerren nga minsitrat e finanancave dhe nga qeveritë në një kohë të duhur, tha ministri Darling.

Ministrat, poashtu, janë pajtuar se është urgjente që të rriten fondet për Fondin Monetar Ndërkombëtar, për t'i ndihmuar vendet që të shpëtojnë nga kriza.
XS
SM
MD
LG