Ndërlidhjet

Hetohen pilotët që bombarduan Dubrovnikun


Autoritetet e gjyqësisë malaziase kanë filluar hetimet kundër tre pilotëve të ish Armatës Popullore të Jugosllavisë, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte në rajonin e qytetit bregdetar kroat Dubrovnik në vitin 1991. Mediat në Podgoricë njoftojnë se hetimet ndaj tyre kanë filluar në bazë të marrëveshjes për bashëkpunim midis prokurorive shtetërore të Malit të Zi dhe Kroacisë të nënshkruar në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG