Ndërlidhjet

Në qendrën e paraburgimit në Guantanamo të Kubas nuk ka ndonjë shenjë që do të dëshmonte për keqtrajtimin e të burgosurve, por administrata e Barack Obamas mbetet e përkushtuar ta mbyllë atë, ka thënë Prokurori i Përgjithshëm, Eric Holder, pas vizitës që i ka bërë këtij kampi në fund të muajit shkurt.

Zoti Holder është vënë në krye të përpjekjeve të administratës amerikane për ta mbyllur qendrën amerikane të paraburgimit në Guantanamo, në të cilën gjenden të dyshuarit për terrorizëm.


XS
SM
MD
LG