Ndërlidhjet

Shtyhet rasti kundër UNMIK-ut


Nga protestat e "Vetëvendosjes" - foto arkiv
Nga protestat e "Vetëvendosjes" - foto arkiv

Seanca dëgjimore në rastin Balaj dhe të tjerët kundër UNMIK-ut është shtyrë për 4 qershor. Panelit Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut i është sugjeruar nga UNMIK-u, që për shkaqe sigurie, seanca të jetë e mbyllur.



Paneli Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut ka shtyrë seancën dëgjimore për rastin e Balajt dhe Xheladinit, ku avokatët e familjarëve është dashur të paraqesin ankesat ndaj UNMIK-ut në lidhje me 10 shkurtin e vitit 2007.

Në këtë ditë, në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje qenë vrarë Mon Balaj dhe Arben Xheladini nga plumbat e gomës, të shkrehur nga forcat e sigurisë së UNMIK-ut. Askush nga ana e UNMIK-ut nuk pati marrë përgjegjësi.

“Tash disa muaj po presim dëgjim publik dhe dje, në mesditë, pa asnjë konsultim, jemi informuar se për shkaqe sigurie, të shprehura nga UNMIK-u, nuk do ketë dëgjim publik dhe dëgjimi do jetë i mbyllur. Qëndrimi i familjarëve ka qenë që ata nuk janë të përgatitur të marrin pjesë në një dëgjim të mbyllur".

"Ne u autorizuam nga familjarët që të kërkojmë nga UNMIK-u, EULEX-i dhe Qeveria e Kosovës që të aranzhojnë një dëgjim publik. Paneli i gjykatësve është pajtuar që dëgjimi publik të mbahet më 4 qershor”,
shprehet përfaqësuesi ligjor i familjarëve, britaniku Paul Troop, i cili nuk e di se
Duhet të theksoj se nuk kam ide se për çfarë shqetësimesh sigurie është bërë fjalë dhe nëse në të vërtetë kanë ekzistuar të tillat...
cilët faktorë do të rrezikonin sigurinë.

“Duhet të theksoj se nuk kam ide se për çfarë shqetësimesh sigurie është bërë fjalë dhe nëse në të vërtetë kanë ekzistuar të tillat. UNMIK-u nuk ka siguruar detaje as për ne, e as për familjet dhe nuk e dimë se çfarë informacionesh i janë ofruar panelit”, tha Paul Troop nga Tooks Chambers, që po përfaqëson falas familjarët.

Seanca e hapur ishte caktuar të mbahej qysh vitin e kaluar. Kjo u konfirmua dy ditë më parë nga Paneli, që saktësoi se seanca do të mbahej në ish-selinë e UNMIK-ut, tani e EULEX-it. Por, më vonë është vendosur që seanca të mbahej e mbyllur në selinë e tashme të UNMIK-ut, në periferi të Prishtinës. UNMIK-u nuk ka dhënë detaje se cilat janë shqetësimet e sigurisë, që pamundësuan dëgjimin publik.

“Ky vendim për të qenë publike ose jo, është diçka që duhet ta pyesni Panelin Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut. Ata janë plotësisht të pavarur dhe vendosin për seancën dëgjimore”, u shpreh zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko.

Por, në një komunikatë për media, Paneli për të Drejtat e Njeriut ka sqaruar se UNMIK-u është ai që ka thënë se nuk ka siguri për mbajtjen e seancës publike. Zyrtarë të Sekretariatit të këtij paneli kanë thënë se UNMIK-u nuk u ka treguar faktorët e rrezikimit të sigurisë.

Shaban Xheladini, babai i të ndjerit Arben Xheladini, nuk beson se është në pyetje pasiguria.

“Jo, jo... po ku ka pasiguri këtu? Këtu nuk është as Bangladesh, e as Darfur. Kjo është Kosova, kush i rrezikon këtu... Ne familjarët jemi të indinjuar me këtë, se këtu nuk ka siguri, sepse jemi edhe të lënduar, edhe të varruar“,
tha Xheladini.
UNMIK-u qartazi është duke tentuar që e vërteta për 10 shkurtin të mos dalë asnjëherë në shesh...

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur vendimin e sotëm si përpjekje për të fshehur të vërtetën mbi 10 shkurtin. Visar Ymeri akuzon UNMIK-un.

“UNMIK-u qartazi është duke tentuar që e vërteta për 10 shkurtin të mos dalë asnjëherë në shesh dhe arsyeja kryesore pse UNMIK-u është duke e bërë këtë, është se duke folur për policët rumunë që e kanë vrarë Monin dhe Arbenin dhe të cilët i kanë plagosur 80 demonstrues të tjerë, do të dalë e vërteta se ka qenë UNMIK-u ai që ka dhënë urdhrin politik”, tha Ymeri.

Por, UNMIK-u hedh fajin diku tjetër.

“Unë nuk flas për panelin dhe nuk mund të them gjë më tepër”, thotë Aleksandër Ivanko.

Ndryshe, shtyrja e seancës dëgjimore deri më 4 qershor ka ngritur pikëpyetje nëse një e tillë do të mbahet fare ose jo, meqë ka mundësi që UNMIK-u të shuhet tërësisht.

Përfaqësuesit ligjorë të familjarëve nuk kanë komente në lidhje me këtë.

Por, edhe nëse Paneli sjell rekomandime në lidhje me rastin në fjalë, ato nuk do të jenë obligative për UNMIK-un. Madje, rasti i 10 shkurtit, sipas përfaqësuesve ligjorë të familjarëve, nuk mund të kalojë as në gjykata civile.

“Nuk është e mundur që të sjellët rasti në gjykatë civile, sepse OKB-ja, ose secili që vepron në emër të OKB-së në Kosovë, ose jashtë saj, ka imunitet. Dhe, në përgjithësi, ata nuk heqin dorë nga imuniteti”, u shpreh Troop.

Paneli është trup i pavarur, i krijuar nga një rregullore e UNMIK-ut. Ai përbëhet nga tre anëtarë të pavarur, të emëruar nga PSSP-ja pas nominimit nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Njëri nga ta, që është edhe kryetar i panelit, është ish-Ombudspersoni i Kosovës, Marek Antoni Novicki. Dy anëtarët tjerë janë nga Belgjika, respektivisht Bullgaria.
XS
SM
MD
LG