Ndërlidhjet

Pheniani pohon arrestimin e gazetareve nga SHBA


Korea Veriore ka pranuar sot se ka arrestuar me
17 mars dy gazetare amerikane në zonën kufitare me Kinën.
Gazetaret janë arrestuar në momentin kur po përpiqeshin që ilegalisht të hynin nga Kina në territorin verikorean, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve e këtij vendi, sipas së cilës autoritetet janë duke zhvilluar hetimet lidhur me këtë rast.
Ato janë arrestuar derisa po kalonin një lumë në kufirin kinezo-koreanoverior, ka deklaruar një burim diplomatik në Seul.
SHBA-të kanë shprehur shqetësimin e tyre tek autoritetet verikoreane për fatin e dy shtetaseve amerikane.
XS
SM
MD
LG