Ndërlidhjet

Dagestan: U vranë 4 militantë


Zyrtarët rusë thonë se së paku katër militantë janë vrarë gjatë natës së kaluar në Dagestan të Rusisë, derisa përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe të kryengritësve po vazhdojnë.

Zyrtarë të ministrisë së brendshme të Dagesatnit kanë thënë se katër militantët kishin hapur zjarr kundër forcave speciale të armatosura në qytetin Makhachkala, mbrëmë vonë.

Agjencia Reuters raporton se së paku 20 vetë janë vrarë në luftimet gjatë tri ditëve të kaluara.
XS
SM
MD
LG