Ndërlidhjet

SHBA: Masa shtesë në kufirin me Meksikën


Administrata Obama do të dërgojë më shumë agjentë dhe paisje në kufirin jugperëndimor të vendit për të luftuar kartelet meksikane të drogës.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Janet Napolitano gjendet në Shtëpinë e Bardhë për të shtuar përpjekjet që nuk do të lejonin kalimin e dhunës nga Meksika në territorin amerikan.

Dhuna mes grupeve që merren me trafikimin e drogës në Meksikë është ashpërsuar shumë vitin e fundit duke lënë mijëra të vdekur.
XS
SM
MD
LG