Ndërlidhjet

Mjekët kundër Papës


Një revistë mjekësore prestigjioze ka akuzuar Papa Benediktin e XVI-të se ka shtrembëruar faktet shkencore kur ka thënë se kondomi ndikon në përhapjen e SIDA-s.

Duke folur gjatë vizitës së tij të fundit në Afrikë Ati i Shenjtë tha se përdorimi i kondomëve vetëm mund të rrisë problemin e SIDA-s. Sëmundja duhet mundur përmes besnikërisë në çift, ka thënë Papa.

Revista shkencore "The Lancet" tha se komente të tilla mund të kenë pasoja shumë të rënda, ndaj i ka bërë thirrje Papës të tërheqë deklaratat.
XS
SM
MD
LG