Ndërlidhjet

Pakistan: U vranë së paku 20 rekrutë policorë


Forcat e sigurisë në Pakistan kanë vënë nën kontroll ndërtesën e akademisë policore, e cila u sulmua nga një grup personash të armatosur.

Forcat e sigurisë e rrethuan ndërtesën e akademisë në Lahore dhe për tetë orë shkëmbyen zjarr me sulmuesit.

Të paktën 20 rekrutë policie janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Policia tha se forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën katër nga sulmuesit, ndërsa tre janë kapur.
XS
SM
MD
LG