Ndërlidhjet

Konferenca për Afganistanin


Përfaqësues nga e gjitha bota do të mblidhen sot në konferencën ndërkombëtare në Hagë, për të mbështetur rindërtimin e Afganistanit. Konferenca është inicuar nga Organizata e Kombeve të Bashkua, e cila nuk është e kënaqur me arritjet në këtë vend pas rënies së talibanëve nga regjimi në vitin 2001.
Në këtë konferencë do të vihet në sprovë për herë të parë edhe strategjia e re paqësore amerikane për Afganistanin, e cila synon që sa më shpejt ta zgjidhë problemin në këtë vend. Në konferencën e sotme marrin pjesë rreth 90 shtete dhe organizata ndërkombëtare që janë angazhuar në Afganistan.
XS
SM
MD
LG