Ndërlidhjet

Gjenevë: Ka shqetësime se 300 vetë kanë vdekur


Organizata Ndërkombëtare për Migrim thotë se ka shqetësime se më tepër se 300 imigrantë afrikanë janë mbytur në ujë, kur anijet e tyre janë fundosur afër bregdetit të Libisë.

Zëdhënësi i IOM-it, Jean-Philippe Chauzy, tha se ka frikë se tri anije janë fundosur nga era e fortë, derisa ato lundronin për në Itali, ndërsa anija e katërt, megjithë vështirësitë, i ishte afruar bregut.

Sot më herët, zyrtarë të Libisë thanë se vetëm 23 vetë kishin shpëtuatr, pasi anijet ishin fundosur gjatë dy ditëve të kaluara.

Sipas të dhënave të IOM-it, afro 33 mijë vetë kanë kaluar nga Afrika Veriore në ujdhesën italiane Lampedusa, vetëm gjatë vitit 2008, në kërkim për jetë më të mirë.
XS
SM
MD
LG