Ndërlidhjet

Bie helikopteri, 16 të vdekur


Policia tha se 16 njerëz e kanë humbur jetën nga rrëzimi i një helikopteri në Detin Verior të Skocisë.

Tetë trupa të pajetë u zbuluan mëngjesin e sotëm.

"Realiteti i zymtë është se ekuipazhi prej 16 vetësh në bord është zhdukur", e transmeton Associated Press Colin Menzies, zv/shefin e policisë.
Helikopteri ishte nisur nga një platformë nafte.

Kjo është fatkeqësia e dytë gjatë këtij viti në këtë vend.

Në shkurt një helikopter u rrëzua në Detin Verior teksa dërgonte punëtorët në platformat e naftës jo fort larg Skocisë, por të gjithë udhëtarët kishin shpëtuar.
XS
SM
MD
LG