Ndërlidhjet

G20: 1.1 trilionë dollarë për ekonominë globale


Përfaqësuesit e 20 ekonomive më të mëdha në botë, G20-ës kanë rënë dakord të vendosin një rregull të ri financiar global dhe kanë hedhur bazat për rimëkëmbjen ekonomike.

Mikpritësi i takimit të G20-ës, kryeministri britanik Gordon Brown tha se vendet janë marrë vesh të zbatojnë paketën më të madhe të ndihmës ekonomike që është parë ndonjëherë dhe synojnë të garantojnë përgjegjshmëri ekonomike në të ardhmen.

G20-ta ka rënë dakord që të ofrojë për ekonominë globale burime në vlerë prej 1.1 trilion dollarësh, që do jepen përmes FMN-së dhe strukturave të tjera. Vendet pjesëmarrëse në takimin e Londrës ranë dakord dhe për një paketë financiare tregtare prej 250 miliardë dollarësh gjatë dy viteve të ardhshme.

Arritja e marrëveshjes mes G20-ës nuk ka qenë e lehtë, ka theksuar presidenti amerikan.

"Përfundimisht sfidat e shekullit të XXI-të nuk mund të adresohen pa veprime kolektive. Marrëveshjet nuk janë të lehta për tu realizuar dhe rezultatet e dëshiruara nuk vijnë gjithmonë shpejt. Unë jam i vendosur të respektojë këndvështrimet e ndryshme dhe të mundësojë konsensusin në vend të imponimit të kushteve tona", tha Obama.
XS
SM
MD
LG