Ndërlidhjet

SHBA: Papunësia arrin rekordin e 25 viteve


Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara është rritur në 8.5%, që është niveli më i lartë në 25 vitet e fundit.

Departamenti i Punës tha se 663.000 njerëz i kanë humbur vendet e punës në muajin mars.

Kjo e çoi numrin e të papunëve në 5.1 milionë prej dhjetorit, kur filloi recesioni, që është shifra më e lartë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Presidenti Barack Obama është zotuar të krijojë apo të ruajë 3.5 milionë vende pune përmes uljes së taksave dhe shpenzimeve të qeverisë si pjesë e përpjekjeve të tij për të ringjallur ekonominë.
XS
SM
MD
LG