Ndërlidhjet

Thaçi: E sigurtë e ardhmja evropiane e Kosovës


“Si kurrënjëherë me parë perspektiva evropiane e Kosovës nuk ka qenë më afër dhe më e sigurt”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi pas kthimit nga Brukseli.

“Bashkimi Evropian e përshëndet përparimin e arritur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë e këndej”, theksoi Thaçi. Ai përshëndeti edhe një herë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Lidhur me njohjet e reja të Kosovës nga pesë vendet e mbetura të BE-së, Thaçi u shpreh i bindur se Spanja dhe katër vendet e tjera të BE-së do ta njohin Kosovën në një të ardhme jo të largët.

Gjatë kësaj vizite në Bruksel, Thaçi është pritur në takime nga shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana, nga Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim në Komisionin Evropian, Pier Mirel e zyrtarë të tjerë.
XS
SM
MD
LG