Ndërlidhjet

Vekariç: Kërkojmë hetim për akuzat ndaj UÇK-së


Pas raporteve në media lidhur me akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar edhe Prokuroria e Serbisë për krime lufte.

"Ne kemi zhvilluar hetime të gjata për një vit, dhe kemi arritur te disa të dhëna trishtuese, për të cilat fillimisht nuk kishim dijeni.
Shumë prova, shumë deklarata dhe shumë dëshmitarë lënë të kuptohet se në ato vite në pjesën veriore të Shqipërisë ka ndodhur një krim i rëndë që është i ndërlidhur me Kosovën", tha për Radion Evropa e Lirë Bruno Vekariç, zëdhënës i Prokurorisë serbe për krime lufte.

"Ne edhe më tutje do të insistojmë që kjo të hetohet, dhe jemi në komunikim të vazhdueshem, do të thoja, me miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët mund ta kryejnë një hetim të tillë në terren. Jemi të gatshëm të ofrojmë çdo lloj ndihme, dhe jemi në pritje të vizitës së të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marti dhe të takimeve të reja me EULEX-in", tha Vekariç për Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG