Ndërlidhjet

Kolumbi: Policia arrestoi bosin e drogës


Policia e Kolumbisë ka arrestuar udhëheqësin më të kërkuar të kartelit të drogës në vend, Daniel Rendon Herrera, i njohur si "Don Mario".

Qeveria kishte ofruar 1.3 milionë dollarë për kapjen e tij.

Arrestimi është bërë në rajonin veriperëndimor të Kolumbisë, Uraba. Detaje tjera nuk janë bërë publike.

Kolumbia është kultivuesi më i madh i drogës në botë, ndërsa kartelet e drogës thuhet se janë trafikuesit më të mëdhej të kokainës.
XS
SM
MD
LG