Ndërlidhjet

Afganistan: U vranë gjashtë policë


Gjashtë policë janë vrarë nga dy shpërthime me bomba gjatë fundjavës në Afganistan.

Ministria e brendshme njoftoi se tre policë ishin vrarë sot nga një bombë në provincën Vardak, në jug të Kabulit.

Për këtë sulm, ministria e brendshme ka fajësuar "armiqtë e Afganistanit", fjalë kjo që autoritetet e përdorin për talibanët.

Sipas policisë lokale, tre policë të tjerë janë vrarë dje në provincën lindore Khost, nga një shpërthim i ngjashëm.
XS
SM
MD
LG