Ndërlidhjet

OBSH alarmon për gripin e derrave


Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka ngritur shkallën e alarmit për shkak të frikës nga epidemia e gripit të derrave në fazën katër nga gjithsej gjashtë nivele sa ka kjo organizatë.
Kjo fazë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nënkupton bartjen direkte të këtij virusi tek njerëzit dhe se paraqet rrezik për epidemi.
Zëvendës drejtori i OBSH-së Keixhi Fukuda, ka thënë se kjo organizaë do të vazhdojë me vaksinimin sezonal dhe u ka bërë thitrrje të gjitha vendeve që të përgatiten për raste eventuale të gripit të derrave.
Nga kjo sëmundje në Meksikë deri tash kanë vdekur 149 njerëz, ndërsa janë konfirmuar edhe rastet e para të virusit në Evropë, në Spanjë dhe në Skoci.
XS
SM
MD
LG