Ndërlidhjet

Nga sulmi në Turqi vdesin dhjetë ushtarë


Nga shpërthimi i një bombe, të cilën besohet ta kenë vënë kryengritësit kurdë në një rrugë në juglindje të Turqisë, kanë humbur jetën 10 ushtarë turq, kanë bërë të ditur burime të sigurisë në Turqi.
Mediat turke kanë njoftuar se bomba ishte vendosur në rrugën që lidhë dy qytetet kurde Dijarbakir dhe Bingol.
Para këtij incidenti, ushtria turke kishte ndërmarrë një operacion nga toka dhe ajri kundër separatistëve kurdë.
Forcat e sigurisë së Turqisë tash 25 vjet po luftojnë kundër kryengritësve kurdë, në të cilin konflikt kanë humbur jetën rreth 40.000 njerëz.
XS
SM
MD
LG