Ndërlidhjet

logo-print

Scheffer: NATO dhe Rusia e vazhdojnë dialogun


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer tha se NATO dhe Moska sot formalisht e vazhdojnë dialogun e tyre, i cili u pezullua pas luftës Rusi-Gjeorgji në gusht të vitit të kaluar.

Scheffer i bëri këto komente para takimit të ambasadorëve të Rusisë dhe 28 vendeve anëtare të NATO-s në selinë e aleancës në Bruksel.

Takimi do t'i hapë rrugën ministerialit të Këshillit NATO-Rusi që do të mbahet në 19 maj në Bruksel.

Këshilli është një forum ku aleanca më e madhe ushtarake në botë dhe Moska punojnë bashkë për sfidat e sigurisë dhe i trajtojnë dallimet e tyre.
XS
SM
MD
LG