Ndërlidhjet

Rreth 200 vetë protestojnë në Mitrovicë


Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth 200 qytetarë serbë kanë protestuar sërish sot në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, ka konfirmuar se edhe sot forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve serbë.

Protestat e tyre po mbahen në shenjë kundërshtimi me rindërtimin e disa shtëpive të banorëve shqiptarë.
XS
SM
MD
LG