Ndërlidhjet

logo-print

Meksika e ul bilancin e viktimave nga gripi


Meksika tha se më pak njerëz kanë vdekur nga gripi i derrave se sa mjekët menduan më parë.

Qeveria tha se të dhënat e fundit laboratorike tregojnë se kanë vdekur 101 njerëz, e jo 176 siç druhej.

Ndërkohë, ekspertët e qeverisë amerikane thanë se analizat paraprake lënë të kuptohet se virusi i gripit të derrave që kërcënohet të shkaktojë pandemi, për momentin duket më pak i fortë se'ç druhej në fillim.

Nancy Cox, drejtuese e Departamentit të Gripit në Qendrën për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, tha se shkencëtarët deri tash nuk kanë gjetur gjurmë si te virusi i vitit 1918, i cili shkaktoi pandemi që la miliona të vdekur.

Sidoqoftë, ekspertët tërheqin vërejtjen se ende është tepër herët që të dihet se çfarë do të bëjë virusi, andaj u bëhet thirrje qeverive që t'i vazhdojnë përgatitjet për një pandemi të mundshme.
XS
SM
MD
LG