Ndërlidhjet

Serbia zhvillon hetime ndaj Fatmir Limajt


Prokuroria e Serbisë për krime lufte po zhvillon hetime intensive kundër Fatmir Limajt, ish komandant i UÇK-së, për siç thuhet, krimet ndaj civiliëve serbë në rajonin e Drenicës, kanë bërë të ditur mediat serbe. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës serbe për krime lufte, Bruno Vekariç. Sipas tij, kjo gjykatë ka dëshmi, të cilat e ngarkojnë Limajn për krime të kryera në lokalitete të ndryshme në Kosovë, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e Tribunalit të Hagës ndaj tij.
XS
SM
MD
LG