Ndërlidhjet

Ban Ki Mun kërkon dëmshpërblim nga Izraeli


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, e ka akuzuar Izraelin për gënjeshtra lidhur me sulmet në shkolla dhe në objekte tjera të Kombeve të Bashkuara gjatë invadimit në Rripin e Gazës dhe zyrtarisht ka kërkuar dëmshpërblim.

Ban ka thënë se hetimet e Kombeve të Bashkuara kanë treguar se municioni izraelit, një sasi e të cilit kishte përmbajtje fosfori, është përdorur gjatë sulemve në disa shkolla, në spital dhe në një shtab të Kombeve të Bashkuara në Gazë. Sipas të dhënave palestineze, në njërin nga këto sulme kanë humbur jetën mbi 40 vetë.

Izraeli ka mohuar t’i ketë sulmuar qëllimisht objektet e KB, duke theksuar se ka qenë i detyruar të veprojë kundër ekstremistëve, të cilët i shfrytëzonin objektet për t’u fshehur.
XS
SM
MD
LG