Ndërlidhjet

Holbrooke: Pakistani t’i luftoj talibanët


I dërguari amerikan në Afganistan dhe Pakistan, Richard Holbrooke, thotë se Islamabadi duhet të tregoj përkushtim për t’i luftuar talibanët dhe aleatët e tyre.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të kenë sukses në Afganistan pa mbështetjen e Pakistanit.

Këto komente u bënë para takimit të paraparë për sot, në Uashington, ndërmjet presidentit amerikan, Barack Obama, me presidentët Hamid Karzai (Afganistan) dhe me Asif Ali Zaradi (Pakistan).
XS
SM
MD
LG