Ndërlidhjet

Çeki: Senati miratoi Marrëveshjen e Lisbonës


Senati i Republikës Çeke, që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, sot e ka miratuar Marrëveshjen e Lisbonës.

Kryeministri në largim, Mirek Topolanek, kërkoi nga senatorët, që ta miratojnë këtë dokument, pasi ai parasheh reformat në BE.

Miratimin e Senatit duhet ta nënshkruaj presidenti Vaclav Klaus, i cili njihet për qëndrimin e tij kundërshtues ndaj Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG