Ndërlidhjet

Scheffer: NATO i ka dyert e hapura për Ballkanin


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se dyert e aleancës mbeten të hapura për vendet e Ballkanit.

Duke folur në takimin e Kartës Adriatik 5, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi, Scheffer tha se anëtarësimi në NATO dhe BE do ta ndihmojë Evropën juglindore që të ecë përpara.

“Bashkëpunimi e ka zëvendësuar konfrontimin, dhe kjo ka hapur mundësi të reja për gjithë Evropën Juglindore”, u tha Sceffer ministrave të jashtëm të 5 vendeve ballkanike në Tiranë.

Duke përshëndetur hyrjen e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, Scheffer tha se ky gjithashtu ishte sukses i gjithë rajonit, dhe duhet të shërbejë si shembull.
XS
SM
MD
LG