Ndërlidhjet

Dorëheqje për shkak të fluturimit të ulët Air Force One


Zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Lulis Kaldera, ka dhënë dorëheqje për shkak të përgjegjësisë që kishte lidhur me fluturimin e ulët të aeroplanit presidencial që kishte zvilluar disa fotorgrafime mbi Nju Jork, ndërkohë që ka shkaktuar panik tek qytetarët, duke ua kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.
Presidenti, Barak Obama, pati kërkuar të zhvillohen hetime rreth këtij fluturimi dhe ka premtuar se kjo nuk do të ndodhë më.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se fluturimi në fjalë kishte për qëllim të bëjë fotografi të reja të aeroplanit presidencial, mbi Shtatoren e Lirisë në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG