Ndërlidhjet

Jemen: Qeveria dhe opozita nesër nënshkruajnë marrëveshje



Qeveria dhe opozita e Jemenit do të udhëtojnë të mërkurën në Riad për të nënshkruar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga vendet e Gjirit për t'u dhënë fund trazirave tre mujore në vend.

Sulltan al-Barakani, zëvendës sekretar i përgjithshëm i partisë në pushtet në Jemen, tha se qeveria e ka pranuar ftesën nga Arabia Saudite që të nënshkruajë marrëveshjen në Riad.

Mohamed Salem Bassindva, drejtues i këshillit të opozitës, tha se një delegacion i grupit të tij poashtu do të udhëtojë më 27 prill në Riad për të nënshkruar marrëveshjen.

Barakani tha se marrëveshja do të nënshkruhet në prani të ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara, të vendeve të Bashkimit Evropian, të shteteve të Gjirit dhe të një përfaqësuesi të Kombeve të Bashkuara.

Të shtunën, presidenti Ali Abdullah Saleh u dakordua t'ia kalojë pushtetin zëvendës presidentit brenda 30 ditëve, në këmbim të imunitetit nga përndjekja e tij dhe djemve të tij.

XS
SM
MD
LG