Ndërlidhjet

SHBA hap rrugën për naftën e kryengritësve libianë



Administrata Obama ka autorizuar hapjen e lidhjeve të biznesit me opozitën e Libisë për t'ia mundësuar shitjen e naftës që kontrollohet nga kryengritësit.

Hapi do t'u lejojë forcave të opozitës t'i përdorin të ardhurat nga shitja e naftës për të blerë armatim dhe pajisje tjera.

Urdhëresa e lëshuar nga Departamenti i Thesarit, do t'u lejojë kompanive amerikane që të angazhohen në transakcione të naftës, gazit natyror dhe prodhimeve tjera, nëse nga këto përfiton opozita e Koshilit Kombëtar Kalimtar të Libisë.
XS
SM
MD
LG