Ndërlidhjet

Kabul: Piloti afgan i vrau 8 ushtarë të NATO-s dhe një kontraktor


NATO-ja së fundit ka kumtuar se tetë pjesëtarë të saj dhe një kontraktor, janë vrarë sot nga të shtënat e një piloti afgan në Kabul.

Aleanca nuk ka njoftuar për kombësinë e ushtarëve të vrarë.

Incidenti kishte ndodhur në një qendër stërvitore afër aeroportit ndërkombëtar të Kabulit.

Më herët, ministria e mbrojtjes e Afganistanit, tha se një pilot afgan ka hapur zjarr kundër trupave të jashtme, pas një mospajtimi.

Ministria tha se sulmuesi ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit. Sipas ministrisë, personi afgan ishte pilot veteran ushtarak.

Një zëdhënës i talibanëve e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, për të cilin tha se është bërë nga një person i inflitruar me uniformë ushtarake afgane.
XS
SM
MD
LG