Ndërlidhjet

NATO hedh poshtë ofertën e Gadafit


NATO e ka hedhur poshtë ofertën për armëpushim të Muamer Gadafit duke thënë se aleanca ka dëshirë që lideri i Libisë t’i jap fund sulmeve kundër civilëve.

Asoshiejtëd Pres citon një zyrtar të NATO-s që nuk ka pranuar të identifikohet duke thënë se aleanca “dëshiron të shoh veprime e jo fjalë”.

Lideri i Libisë bëri thirrje për armëpushim dhe negociata me NATO-n përmes një fjalimi të drejtëpërdrejtë në televizionin shtetëror duke thënë se “dera drejt paqës është e hapur”.

Gadafi gjithashtu ka thënë se ai nuk e ka për qëllim që të tërhiqet apo të largohet nga shteti dhe se libianët janë në gjëndje që të zgjidhin situatën vet nëse ndalojnë sulmet e NATO-s.

Forcat anti-qeveritare, që po mbështeten nga NATO-ja, po luftojnë kundër regjimit të Gadafit që nga mesi i muajit shkurt. Gadafi sundon në Libi prej 41 vjetësh.
XS
SM
MD
LG