Ndërlidhjet

logo-print

OSBE pezulloi bisedimet për misionin në Gjeorgji


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i ka pezulluar bisedimet për vazhdimin e misionit të vet monitorues në Gjeorgji.

Kryesuesja e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, Mara Marinaki tha se pas pesë muajsh të bisedimeve “intenzive”, tash është koha që të rishqyrtohen ato që janë arritur.

Misioni i OSBE-së në Gjeorgji u hap në vitin 1992, por në dhjetorin e kaluar pas luftës së shkurtë, Rusia e bllokoi zgjatjen e mandatit, i cili skadonte në vitin 2008, ndërsa në 13 maj Rusia e refuzoi propozimin e ndryshuar për monitoruesit e OSBE-së.

OSBE ka 20 monitorues në Gjeorgji, por mandati i tyre skadon në 30 qershor.
XS
SM
MD
LG