Ndërlidhjet

IAEA: Po rritet numri i shteteve bërthamore


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Mohamed ElBaradei, tha se 10 deri 20 vende, së shpejti mund t’i zhvillojnë kapacitetet për ndërtimin e armëve bërthamore.

Në një intervistë për të përditshmen “Guardian”, ElBaradei, kreu në largim i agjencisë, tha se mënyra e vetme për të parandaluar që kjo të bëhet realitet, është që fuqitë bërthamore të çarmatosen sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe të miratohen ndalesa ndërkombëtare për testet bërthamore dhe prodhimin e armëve me materiale të zbërthyeshme.
XS
SM
MD
LG