Ndërlidhjet

Papa përfundoi vizitën në Lindjen e Mesme


Papa Benedikti XVI e përfundoi pelegrinazhin tetë ditësh në Lindjen e Mesme, ku vizitoi Jordaninë, Izraelin dhe territoret Palestineze.

Para fluturimit nga Izraeli, ai e mbështeti zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez si reçetë për t’i dhënë fund gjakderdhjes, luftës dhe “terrorizmit” në Lindjen e Mesme.

Më herët, Papa u lut në Kishën e Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, e cila besohet se qëndron në vendin ku Krishti u kryqëzua dhe u ringjall.
XS
SM
MD
LG