Ndërlidhjet

Obama: Kufizimi i armëve bërthamore - "imperativ absolut"


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, që po përgatitet për samitin amerikano – rus të korrikut, ka deklaruar se “imperativ absolut” është që Shtetet e Bashkuara të prijnë në kufizimin e zgjerimit të armëve bërthamore.

Obama ka vënë në pah se Koreja Veriore dhe Irani po aftësohen për prodhimin e armëve bërthamore, se Pakistani dhe India që disponojnë armë bërthamore, ende janë të konfrontuara dhe se deri te këto armë synojnë të arrijnë edhe Al Kaida dhe grupe të tjera.

“Është imperativ absolut që Amerika të ketë rol prijës në bashkëpunimin, jo vetëm me palën ruse, por me të gjitha vendet, fillimisht në redukimin dhe përfundimisht në eliminimin e rreziqeve që bart armatimi bërthamor”, ka thënë Obama pas takimit që ka zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë me 4 ish-sekretarë amerikan të shtetit dhe të mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG