Ndërlidhjet

Talibanët e marrin përgjegjësinë për Lahore


Talibanët në Pakistan e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë në qytetin lindor, Lahore, nga i cili u vranë më se 20 vetë dhe u plagosën afro 200 të tjerë.

Komandanti militant, që tha se quhet, Hakimullah Mehsud, u ka thënë korrespondentëve të mediave perëndimore, se sulmi i djeshëm ishte përgjigjje ndaj ofensivës ushtarake të qeverisë kundër talibanëve në Luginën Swat.

Ai tha se mund të ketë edhe sulme të ngjashme në qytetet e tjera në Pakistan.
XS
SM
MD
LG