Ndërlidhjet

AI: Të drejtat janë goditur nga kriza


Në raportin më të ri të grupit Amnesti Interneshënel për gjendjen e të drejtave të njeriut, thuhet se kriza ekonomike globale i ka goditur rëndë edhe të drejtat e njeriut, pasi më shumë njerëz i janë nënshtruar pasigurisë, padrejtësisë dhe ofendimit.

Në raportin për vitin 2009, që përbëhet nga 400 faqe, ky grup me seli në Londër, ka paraqitur shumë mungesa në Azinë Qendrore, në Kaukaz dhe në vende të tjera.

Drejtoresha e përgjithshme e grupit Amnesti Interneshënel, Irene Kan, tha se shumë qeveri kanë dështuar në mënyrë ekstreme për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut dhe jetët e njerëzve nga rënia ekonomike.
XS
SM
MD
LG