Ndërlidhjet

OPEK nuk ndryshon vëllimin e prodhimit


Ministri për naftë i Arabisë Saudite ka deklaruar në Vjenë se OPEK-u ka vendosur të mos ndryshoj vëllimin e tashëm të prodhimit të naftës nga 24.85 milion barelë në ditë.

Vendimi për mbajtjen e kuotave aktuale është miratuar në takimin e ministrave të kartelit të 12 shteteve eksportuese të naftës që është mbajtur në Vjenë.

Vendimi i sotëm duket se është miratuar mbi bazën e bindjes se bota është duke dalur nga kriza ekonomike që rrjedhimisht do të shtoj kërkesën për naftë.

Çmimi i naftës sot është sjellur rreth 63 dollarë për një barel.
XS
SM
MD
LG